Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, merr pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), e cila mbahet në Bërdo pranë Kranjit, Slloveni, ku temat kryesore do të jenë sfidat dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Osmani është shqiptari i parë nga Maqedonia i cili do të udhëheqë këtë samit. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal ku krahas Maqedonisë, anëtarë janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova./INA