Zv/kryeministri britanik: Krimet e luftës në Ukrainë do të ndiqen penalisht

schedule09:18 - 1 Mars, 2022

schedule 09:18 - 1 Mars, 2022

Rusia mund të përdorë taktika më të rënda në Ukrainë dhe çdo krim lufte do të ndiqet penalisht. Kështu deklaroi zv/kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar në një intervistë mëngjesin e thotë.

Dominic Raab u shpreh: “Përveç masave që ne po marrim, po mbështesim gjithashtu përpjekjet për t’u siguruar që të ruhen provat e krimeve të luftës”.

“Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka me sanksione ekonomike që po shkakton probleme te financat e Putin.

Kjo po godet edhe oligarkët që kanë nevojë për akses në sistemin ndërkombëtar dhe për këtë gjë do të ushtrojnë presion ndaj Putin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!