Zotohet Biden: Ukraina u pushtua nga një tiran, nuk do ta braktisim

schedule15:10 - 6 Qershor, 2024

schedule 15:10 - 6 Qershor, 2024

Liderët Perëndimorë morën pjesë këtë të enjte në ceremoninë e përkujtimit të Ditës “D”, një prej operacioneve më të mëdha dhe më të rëndësishme ushtarake të historisë moderne, ku mbi 150,000 ushtarë zbarkuan në bregdetin e Normandisë duke nisur një ofensivë masive kundër forcave gjermane të Hitlerit.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili në fjalën e tij u ndal gjerësisht te agresioni rus në Ukrainë. Biden e përshkruan konfliktin si pjesë e një lufte të pafundme mes diktaturës dhe lirisë.

“Ukraina është pushtuar nga një tiran, ata po luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm, duke pësuar humbje të mëdha, por kurrë nuk tërhiqen”.

Presidenti amerikan u zotua se NATO dhe koalicioni më i gjerë ndërkombëtar pro-ukrainas do të qëndrojnë të fortë me Kievin dhe “nuk do ta braktisë atë”. Biden e quajti NATO-n “aleancën më të madhe ushtarake në botë” dhe shtoi se Perëndimi është “më i vendosur se kurrë për të ruajtur paqen”.

“Izolimi nuk ishte përgjigja 80 vjet më parë dhe nuk është përgjigja as sot”, theksoi Biden.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!