Fifi ka tërhequr gjithmonë vëmendjen jo vetëm për suksesin e saj në muzikë por gjithashtu dhe përsa i përket jetës personale. Pavarësisht se këngëtarja ka treguar më parë se ka një djalë që e dashuron shumë, duket se për momentin nuk i paska mirë punët e zemrës.
Në një bashkëbisedim të fundit me ndjekësit në Instastory, Fifi ka nënkuptuar me përgjigjen e saj se nuk është me personin që dashuron. Pyetur nga një ndjekës nëse është krah personit që dashuron, Fifi është përgjigjur “Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë“.
“Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë…Ama s’ka ma bukur se dashuria. Thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashnia është jetë e frymë!”, është shprehur Fifi. /abcnews.al