“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat”, Rama uron 8 Marsin

schedule08:23 - 8 Mars, 2021

schedule 08:23 - 8 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e këtij 8 Marsi, me një urim special për të gjitha vajzat dhe gratë.

Shefi i qeverisë përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook, uron të gjithë gratë dhe vajzat.

Kryeministri ka zgjedhur që këtë 8 mars, të uroj nënat me një thënie të poetit të njohur Rudyard Kipling,“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat”.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”.e.su./abcnews.alrama