“Zoti nuk ishte me të”, flet motra e 39 vjeçarit shqiptar që u vra gabimisht në një lokal në Greqi

schedule22:49 - 23 Shkurt, 2023

schedule 22:49 - 23 Shkurt, 2023

Motra e 39 vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami që u vra gabimisht në një lokal në Greqi ka folur për mediat greke. Gjithçka nisi rreth mesnatës së 21 Shkurtit kur një grup shqiptarësh hynë në lokal dhe nisën të debatonin. Sherri degradoi me përdorimin e armëve, ku një plumb kapi gabimisht 39 vjeçarin shqiptar.

“Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ai kishte shkuar për të parë një ndeshje dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të. Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Islami mësohet se kishte tentuar që të qetësonte bashkatdhetarët e tij, edhe pse nuk i njihte. “Qetësohuni djema, qetësohuni”, mësohet t’u ketë thënë ai. Policia ka identifikuar deri tani pesë persona të ashtuquajturit “Grupit L”, si të dyshuar për vrasjen e 39-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!