Zotërimi i topit: Kukësi i Longos “mbreti”, “demat” dhe Laçi në podium

schedule16:58 - 25 Nëntor, 2021

schedule 16:58 - 25 Nëntor, 2021

Kukësi është një nga surprizat e këtij sezoni, për shkak se pësoi shumë ndryshimi dhe tani lufton për titullin kampion. Verilindorët renditën në vendin e dytë, me 3 më pak se Tirana e vendit të parë.

Ajo që ka rënë në sy këtë sezon është mënyra e lojës së Kukësit dhe dora e trajnerit Diego Longo është vënë re. Skuadra e tij është ajo që e mban më shumë topin në Abissnet Superiore, pas fazës së parë.

59.1 % të ndeshjes topin e mbajnë verilindorët, ndërkohë që në këtë aspekt mirë është edhe Partizani. “Demat” janë në vendin e dytë, por kanë vuajtur me shënimin e golave dhe janë të tretët nga fundi në klasifikim.

Me një shënjestër tjetër Partizani do të ishte më lart. Në “podium” edhe Laçi për mbajtjen e topit, ndërkohë që ndiqet nga Teuta e Vllaznia me mesatare të mbajtjes së topit me mbi 50%.

Bie në sy që Tirana ka pikë të fortë “cinizmin” dhe shfrytëzon kualitetet në sulm për të shënuar gola, ndaj dhe jo më kot është në vendin e parë. Ekipi që e mban më pak topin është Skënderbeu, një ekip tipik që luan me kundërsulme. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!