“Zot i drogës” i lirë / Gjykata e Lartë: Të rigjykohet vendimi me mangësi

schedule11:34 - 22 Nëntor, 2019

schedule 11:34 - 22 Nëntor, 2019

Gjykata e Lartë me një trupë gjykuese e formuar nga vetë ajo, vetëm për të shqyrtuar çështjen e Alket Hatija i etiketuar si  “Zot i drogës”,  ka vendosur ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Durrësit, me arsyetimin se “Gjykimi dhe vendimi ishte me mangësi të theksuara”.

Por Alket Hatia është i lirë prej 11 korrikut të 2017 pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ndonëse Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi më 11 korrik, dhe vendosi detyrim paraqitjeje për 45-vjeçarin.

Fill pas kësaj, organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Në ankimimin e saj, Prokuroria e Durrësit argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal.

Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 45-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 45-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer.

Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike. Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna. Mësohet se për herë të parë Hatija mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi.

Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!