Zoran Tegeltija mandatohet për formimin e qeverisë në Bosnje Hercegovinë

schedule18:02 - 19 Nëntor, 2019

schedule 18:02 - 19 Nëntor, 2019

Bosnja dhe Hercegovina ka qenë pa qeveri në nivel federal, për më shumë se një vit, sepse liderët e partive nuk arritën një marrëveshje pas zgjedhjeve. Por tani është arritur marrëveshja për emërimin e Zoran Tegeltija nga social-demokratët e Milorad Dodik, si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Tegeltija u emërua në një seancë të veçantë të Presidencës trepalëshe të Bosnjës. Ai i takon Unionit Social Demokrat të udhëhequr nga anëtari serb i presidencës, Millorad Dodik. Bosnja dhe Hercegovina mbetën pa qeveri në nivel federal, sepse liderët e partive nuk arritën një marrëveshje pas zgjedhjeve.

Përplasjet kryesore për mosmiratimin e marrëveshjes kishin të bënin me miratimin e Planit Vjetor Kombëtar, dokument që përafron vendin me Aleancën Veriatlantike (NATO). Ndërkohë anëtari serb i presidencës, Millorad Dodik e ka kundërshtuar miratimin e planit, raportoi Evropa e Lirë. /abcnews.al