Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

  • Faji i Sali Berishës që keqperdor interesin e Gjermanisë për Shqipërinë 74%
  • ⁠Faji i Jorida Tabakut që gënjen 26%
Loading ... Loading ...
 

Zoran Stankoviç, serbi i arrestuar për krime lufte/ Mbetet në paraburgim anëtari i grupit parlamentar të forcave serbe

schedule17:08 - 24 Mars, 2026

schedule 17:08 - 24 Mars, 2026

Zoran Stankoviç është serbi i arrestuar një ditë më parë nga policia e Kosovës, drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Ai dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Stankoviç është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares.



Prej kohësh ai ishte nën survejimin e autoriteteve të Kosovës dhe është kapur sapo ka kaluar kufirin.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës.

“Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, thuhet në njoftimin e Prokurorise.

Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Pas luftës, nga viti 2000 deri në 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga UNMIK, ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!