“Zonja” pëlqen Mitajn, Juventus vihet pas talentit të “Kuqezinjve”

schedule14:32 - 4 Korrik, 2024

schedule 14:32 - 4 Korrik, 2024

Nuk dihet nëse do të realizohet, por duket se diçka po ndodh, me “gjigantët” italianë të Juventus, që e kanë “Legjionarin”, Mario Mitaj, në listën e tyre të dëshirave, madje diku pranë majës, teksa siç njoftojnë mediat ruse, por edhe ato italiane, “Zonja e Vjetër” po shikon për të zgjedhur mes mbrojtësit brazilian Yan Couto dhe talentit shqiptar..

Talenti i rusëve, të Lokomotiv Moscow luajti mjaft mirë në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa në sfidën e parë, ndaj Italisë, skautë të “Zonjës së Vjetër” ishin në tribunat e “Signal Iduna Park”, për të vëzhguar nga afër stilin e lojës, së Mitaj, duke konfirmuar kështu aludimet, që lidhin “yllin” e Kombëtares me një kalim në Itali.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, kartoni i shqiptarit arrin në 12 milionë euro, të paktën sipas kërkesave të klubit rus, duke e avantazhuar “Legjionarin”, në “balotazhin” me anësorin brazilian, Yan Couto, me talenti 22-vjeçar, të Manchester City, i cili është më i shtrenjtë, me kartonin që i vlen plot 25 milionë euro.

Kuptohet që në futboll vlen potenciali, por edhe kostoja, ndonëse “Bardhezinjtë” po përpiqen të ulin shpenzimet dhe këtu mund t’i ndihmojë kontrata e Mitaj, e cila skadon në fund të sezonit 2024-2025 e për këtë aryse, italianët nuk do të donin të paguanin më shumë se 8 milionë euro.

Mirëpo, pavarësisht se në “tavolinë” janë milionat, ish-presidenti i Lokomotiv Moscow, Nikolai Naumov, ka deklaruar se mbrojtësi “kuqezi” nuk e ka të lehtë të luajë te Juventus, pasi duhet të përmirësohet më shumë, teksa ka këshilluar Mitajn, që të vazhdojë edhe për një sezon në Moskë dhe pastaj të mendojë për karrierën në Itali apo në një ligë të madhe të Evropës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!