Këtë janar Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe duket se po ndjek shumë pista. Ditë më parë u fol për emra si Llorente apo Quagliarella, por tashmë bardhezinjtë kanë hyrë në pista të tjera.
William Jose i Real Sociedad dhe Krzysztof Piatek janë dy sulmuesit, mes të cilëve bardhezinjtë do zgjedhin njërin dhe do provojnë të bindin skuadrën përkatëse. Bie në sy polaku Piatek, që më parë ka luajtur me Milanin dhe ka shkëlqyer në gjysmë sezoni.
Juventusi beson te ai dhe do tentojë ta zgjojë atë shkëndijë dhe ta shndërrojë Piatek sërish në një “vrasës”. Aktualisht ai është pjesë e Hertha Berlin, por aventura në Gjermani nuk po shkon brenda pritshmërive dhe një kalim te bardhezinjtë do ishte lëvizja perfekte. /abcnews.al