Në Serinë A ka gjetur vazhdimësinë që i kishte munguar në pjesën e parë të sezonit, ndërsa tani Juventus kërkon konfirmimin edhe në Champions League. “Zonja e Vjetër” do të luajë sfidën e parë të play-off në shtëpi kundër PSV Eindhoven.
Një mundësi e mirë për skuadrën e drejtuar nga Thiago Motta, që do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në “Allianz Stadium”. Shpresat më të mëdha të bardhezinjve janë te Kolo Muani, sulmuesi francez, me një impakt mbreslënës. I transferuar në merkaton e janarit, ai ka shënuar pesë gola në tre ndeshje, ndërsa kërkon rrjetën e parë me Juventus edhe në Champions.
Në këtë sfidë, përveç mungesave të hershme të Bremer, Kabal dhe Milik, “Zonja e Vjetër” duhet t’I bëjë llogaritë edhe pa Kambiaso e Kalulu, të dy të dëmtuar.
Nga ana tjetër, me parashikimet kundër PSV Eindhoven kërkon një rezultat pozitiv, pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në fushën e saj. Mbrëmja e parë në play of e Ligës së Kampionëve nis me një derbi francez. Në ndeshjen hapëse, atë të orës 18:45, Paris Sent Zhërmen do të luajë në transfertën kundër Brest.
Parizienët janë favoritë absolutë në këtë sfidë, të ndihmuar edhe nga precendentët në Ligën 1. Përballjen e fundit në këtë sezon, kampionët francezë e kanë fituar me shifrat 5-2. Mungesa e vetme e rëndësishme e Luis Enrique është ajo e Zaire Emery.
Një sfidë pa shumë diferenca në play off e Champions është ajo në Lisbonë, mes Sporting dhe Borusia Dortmund. Përveç faktorit fushë, portugezët shihen si favoritë të këtë sfidë edhe për formën e mirë që po kalojnë në këtë sezon. I ndryshëm është diskutimi për gjermanët, që vuajnë serinë e rezultateve negative sidomos në Bundesligë./abcnews.al