Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezulton sërish pozitive me Covid

schedule08:37 - 25 Gusht, 2022

schedule 08:37 - 25 Gusht, 2022

Zonja e Parë Jill Biden ka rezultuar sërish pozitive në testin e dytë për  COVID-19. Presidenti Joe Biden, që po qëndron prej tre ditësh me bashkëshorten në shtëpinë e tyre të pushimit në Rehoboth, Dellauer, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.

Jill Biden rezultoi fillimisht pozitive me virusin më 15 gusht, kur së bashku me bashkëshortin po pushonin në Ishullin Kiawah, në Karolinën e Jugut. Ajo qëndroi në izolim derisa mori dy rezultate negative nga testimi dhe iu lejua të takonte presidentin në Dellauer të dielën.

Zv.drejtorja e komunikimeve Kelsey Donohue tha se zonja Biden “nuk ka përjetuar rishfaqje të simptomave, dhe do të qëndrojë në Dellauer, ku ka filluar sërish procedurat e izolimit”.

Jill Biden, 71-vjeç, ashtu si bashkëshorti i saj, ka bërë të dyja vaksinat, si dhe të dyja dozat përforcuese të Pfizer. Ajo ka marrë ilaçin antiviral Paxlovid, që ka rezultuar shumë i efektshëm për të parandaluar sëmundjen e rëndë dhe vdekjen e personave më të rrezikuar nga COVID-19.

/abcnews.al