Kreut të PD Lulzim Basha i është ndërprerë fjala disa herë teksa replikonte me ministren e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali dhe akuzonte maxhorancën për korrupsion.
“Toleranca e vetme buron nga kohëzgjatja e shkurtër në atë karrige. Unë s’e përmenda atë. Përfaqësues të korrupsionit mund të çohen të gjithë se ndjehen të korruptuar, gjysma juaj. Disa prej tyre janë kriminelë të skeduar nga CIA e DEA por për sa kohë s’u përmend emrin s’kanë të drejtë të vijnë për replikë dhe kur ua përmend emrin ulin sytë përtokë. Zonja 5 mln vjen këtu na tregon legjitimitetin. Sot bëtë një akuzë.. (Nikolla i ndërpret fjalën Bashës). Kam tre muaj që iu jap mundësinë të provoni që nuk është akuzë. Lëreni propagandën në këtë ditë ku duhet të ishte gjysma në SPAK. Lëreni propagandën jeni kapur në vjedhjen e shekullit. Keni çuar bishtin për kokë e koka pa le ku ju ka shkuar. Koka ju ka shkuar për peshk te Vucic.
Unë kam të paktën 3 muaj tu jap mundësinë që të provoni se nuk është akuzë ndaj lëreni propagandën. S’e kam fjalën thjesht me godinën e SPAK por me kafazin e SPAK aty ku keni çuar njërin prej jush. Më lini të mbaroj fjalën… (2 herë ia ndërpret) Unë e kam përpara orën… ose rregulloni kronometrin ose më lini të mbaroj fjalën. Jeni të pastër ju? Hajde shkojmë në SPAK. Merr në shqyrtim pasurinë e gjithsecilit prej nesh. Mos të ketë merak zonja 5 milion, e fillojmë nga unë i pari e të më pas gjithë nga i pari te i fundit”, tha Basha.
Kjo përgjigje e Bashës për Spiropalin erdhi pasi kjo e fundit foli për situatën në të cilën ndodhet PD, e ndarë në 2 kampe.
“Nuk mund të themi dot më shumë se akuzat që ju i keni vërtetuar njëri tjetrit. Ju dhe kufoma tjetër politike. Njëri non grata e tjetri grata. Është kot t’i përgjigjemi akuzave tuaja. Për t’u kthyer te tjera, që e respektoj guximin tuaj, ne si shumicë qeverisëse s’na e ka vënë kush në mëdyshje legjitimitetin, asnjë raport i OSBE/ODIHR. Brenda partisë tuaj ju vihet në dyshim nga mëngjesi në darkë e s’bëni asgjë. Italianët kanë një thënie që përsëritet shpesh: ‘Nga diamanti nuk lind asgjë nga plehu lindin lulet’-, ju jeni përfaqësimi më i lartë i kësaj shprehje“, ishte kjo një pjesë nga fjala e Spiropalit që solli më pas reagimin e Bashës. Ndërhyrja e Lindita Nikollës ka ardhur pasi i ka tërhequr vëmendje Bashës për zbatimin e rregullores.
Pjesë nga debati:
Lulzim Basha: Edhe një herë, toleranca e vetme ndaj jush në këtë moment buron nga kohëzgjatja juaj e shkurtër, edhe përkundër vullnetit tim është shumë e gjatë, por prapë se prapë e shkurtër në atë karrige. Çfarë replike? Unë mora fjalën për procedurë nuk e përmenda fare personin. Përfaqësuesit e fenomenit të korrupsionit mund të çohen të gjithë. Kur flas unë për korrupsion, këtu mund të çohet treçereku i grupit tuaj parlamentar e të kërkojë replikë sepse ndihen të korruptuar, se ndihet i inkriminuar, disa prej tyre janë kriminelë me rekorde kriminale, janë anëtarë të organizatave kriminale të skeduar nga policia e shtetit, nga shërbimi informativ, nga CIA, nga DEA, nga FBI-ja, i ke këtu në këtë sallë. Por për sa kohë që unë s’iu përmend emrin, s’kanë të drejtë të vijnë për replikë, edhe kur ua përmend emrin, ulin sytë përtokë. Me ç’të drejtë jepet replikën personit?
Lindita Nikolla: E përmendët kur morët fjalën.
Lulzim Basha: Nuk e përmenda fare. Ajo ishte replika zonjë. Ajo ishte replikë ndaj saj që vjen këtu të na tregojë legjitimitetin. Zonja 5 milionë, mburresh tavolinave se doli Drejtoreshë e Doganave me 5 milionë.
Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë, do iu ndërpres fjalën. Ju lutem kjo nuk është procedurë.
Lulzim Basha: Kam të paktën 3 muaj që u jap mundësinë që të provoni që nuk është akuzë. Ndaj, lëreni propagandën në këtë ditë ku duhet të ishin gjysma prej jush në SPAK dhe se kam fjalën thjesht në godinën e SPAK-ut, por në kafazin e SPAK-ut. Aty ku keni çuar njërin prej jush. Lëreni propagandën, jeni kapur në vjedhjen e shekullit. Keni çuar bishtin për kokë dhe koka kushedi ku ju ka shkuar. Keni çuar bishtin e peshkut për kokë dhe kokan ka shkuar për peshk me Vuçiç, tek Luca më duket prapë. Kështu që lërini këto. Keni propozimin mbi tavolinë. E keni fare të thjesht. Jeni të pastër ju? Jeni ballëlartë ju, hajde shkojmë të gjithë para SPAK-ut, votoni një nen, dy nene sa janë, SPAK-u me detyrim merr në shqyrtim kontaktet e papërshtateshme dhe pasurinë e gjithsecilit prej nesh. Mos të ketë merak zonja 5 milionë. E fillojmë nga unë i pari, dhe e shohim si dalim para shqiptarëve. Ky është propozimi im. Armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Korrupsionin e bëjnë politikanët të gjithë, nga i pari tek i fundit në SPAK me detyrim.
Basha: Lulzim Basha: Se di se ndoshta i keni rregulluar dhe me shkrim, i keni ndryshuar ato rregullat gjatë kohës që ishit gjysma në parlament dhe gjysma, gjysma gjel e gjysma pulë. Por këtu kur përmendet emri merret e drejta për replikë. Kështu ka qenë të paktën. Ndoshta e keni ndryshuar dhe këtë. Zonja kryetare mos u kompleksoni nga ajo që sapo u tha këtu. Nuk mund të jetë rregullorja më e rëndësishme se fjala e opozitës, siç ishte dhe fjalia juaj e fundit. Nga ana tjetër unë e mora fjalën për replikë. Aq kohë sa më japin mos kujtoni se unë nuk do ta marr, për një arsye fare të thjeshtë, se pavarësisht prej rendit të ditës, që është procedura e kësaj salle, kjo sallë, në fakt, është konvokuar në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve. Këto poste të cilat ndajnë, marrin dhe ndajnë paratë e shqiptarëve, janë uzurpuar në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve. Dhe arsyeja e vetme pse jemi këtu, po jua përsëris, është që ti japim një shans rikthimit të legjitimitetit të demokracisë, se fasadë e një parlamenti të pjellë nga masakra zgjedhore ne nuk mund të bëhemi kurrë. Ndaj harroheni se mund të na mohoni të drejtën e fjalës pa pasoja. Unë mora të drejtën e fjalës për replikë. Në qoftë se zonja e pa të arsyeshme që kjo kohë të zgjaste 10 minuta dhe ju e shikoni të paarsyeshme, duhet të ishte 8 minuta më pak, këto janë gjëra që mund ti diskutoni me të. Por sa herë që opozitës ti jepet shansi për të mbrojtur interesin e njerëzve, ne do të jemi këtu për të mbrojtur interesin e njerëzve. Dhe nuk mund ti thuhet asnjë shqiptari sot, kur është zbuluar vjedhja e shekullit, kur është prangosur njëri prej jush dhe gjysma e atyre të tjerëve që duhet të ishin prangosur, një pjesë janë këtu, apo aty, apo janë fshehur qosheve, apo kanë shkuar te dhoma e mallit, rrijini procedurës. Sigurisht, demokracia e vërtetë ka nevojë për procedurë, po këtu nuk jemi në demokracinë e vërtetë, këtu jemi në diktaturën e inceneratorëve, në një sistem të pastër, jo të një shteti të korruptuar, po të një shteti të të korruptuarëve. Ndaj mos u çudisni nëse përtej rendit që keni caktuar për ti servirur shqiptarëve në këtë seancë të fundit të vitit, për të fshehur aferën më të madhe të vjedhjeve, ne kemi dhe do të kemi vetë një shqetësim, kur do të veprojë drejtësia mbi kokën e vërtetë dhe jo bishtin që kanë arestuar si kokë? be.k/abcnews.al