Këtë të shtunë në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
OSHEE njofton se për shkak të punimeve që do të kryhet në një nga fiderat e NST në Kashar, do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 11:00 deri në 16:00.
Ndërsa pa energji do të mbeten rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës si edhe bizneset në krahun e djathtë të autostradës.
Ndërkaq shkëputje do të ketë edhe në urën e Limuthir deri tek kryqëzimi i Rinasit.
“Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, sot gjatë intervalit kohor 11:00-16:00 do të punohet në një nga fiderat e NST Kashar. Pa energji do të mbetet pjesërisht Rruga dytësore e Autostradës Tirane -Durrës, bizneset ne krahun e djathte te Autostradës , ura e Limuthit deri tek kryqëzimi i Rinasit”, thuhet në njoftimin e OSSHE./abcnews.al/