Zonat e mbrojtura, organizatat e mjedisit kundër qeverisë

schedule20:05 - 30 Janar, 2022

schedule 20:05 - 30 Janar, 2022

Nga Ajgena Korbi

25 organizata të mjedisit dhe të shoqërisë civile dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës kundërshtojnë dy vendimet që qeveria miratoi katër ditë më parë për zonat e mbrojtura.

Sipas tyre këto vendime  synojnë të  ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ato ligatinore në Shqipëri.

Si  liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit  si dhe Vjosë –Nartë e Pishë –Poro.

Pas tyre fshihen zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbina ere etj.

Këto investime bien në kundërshtim me funksionet ekologjike të Zonave të Mbrojtura bregdetare.

Për pasojë vendimet janë fillimi I fundit të Zonave të Mbrojtura ligatinore të Shqipërisë dhe njëkohësisht përbëjnë dëmtim të gjithë larmisë biologjike të vendit”.

Kështu shkruhet në deklaratën që organizatat e mjedisit dhe shoqërisë civile i kanë shpërndarë medias ku gjithashtu sqarohet se;

vendimet e 26 janarit  reduktojnë me 11% sipërfaqen e zonave të mbrojtura ligatinore, heqin prej tyre habitate të vyera, i hapin rrugë zhvillimeve të paqëndrueshme në brendësi apo në afërsi të tyre dhe godasin larminë biologjike.

Procesi i ndjekur për miratimin e këtyre vendimeve sipas njohësve të mjedisit është i mbushur me shkelje ligjore të njëpasnjëshme.

Arsye kjo që organizatat i quajnë vendimet e qeverisë të paligjshme dhe shprehen se do ti kundërshtojnë në gjykatë.

Përmbajtjen e tyre  deklarojnë se do ta ankimojnë gjithashtu në konventat për mbrojtjen e natyrës ku Shqipëria është  palë.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!