Zona e re e mbrojtur, Presidenti ukrainas: Do ta hapim për turistët

schedule13:20 - 11 Korrik, 2019

schedule 13:20 - 11 Korrik, 2019

Presidenti ukrainas Zelenski premtoi se shumë shpejt një tjetër zonë e sigurt në Cernobil do të jetë e hapur për turistët. Projekti për ndërtimin e saj ka kushtuar 1.5 miliard euro

Është përuruar dhe është vënë në shërbim zona e re e mbrojtur që mbulon reaktorin 4 të Chernobil, shpërthimi i të cilit në vitin 1986, shkaktoi tragjedinë më të madhe bërthamore civile të historisë. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, firmosi një dekret me të cilin ligjëron krijimin e një korridori të gjelbër për turistët në të ashtuquajturën zonë të përjashtimit përreth Cernobilit. Ai u shpreh se bota duhet të njohë Cernobilin

Zelenski tha se zona e përjashtimit është ende një simbol korrupsioni pasi zyratrë publikë marrin para nga turistët por ka edhe një trafik metalesh. Gjë që shumë shpejt sipas tij do të marrë fund.

Zona e re e mbrojtur është 110 metra e lartë, 165 metra e gjatë, 257 metra e gjerë dhe peshon 36.200 ton. Projekti kushtoi 1.5 miliard euro dhe u financua me një fond special të Bankës Evropiane për ndërtimin dhe zhvillimin, e financuar nga 45 vende.

Projekti siguron kufizimin e rrjedhjeve radioaktive për 100 vjet. Ai është ndërtuar në dy pjesë që më pas u bashkuan në vitin 2015./ABC News Albania 24/7