Zogaj: Rinia fytyra e demokracisë shqiptare, duhet të lëmë pas dualizmin, PD nuk mund të ketë dy kryetarë

schedule11:56 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 11:56 - 8 Dhjetor, 2021

Në ceremoninë e 31 vjetorit të Ditës së Rinisë, një nga studentët e dhjetorit të asaj lëvizje Preç Zogaj ka kthyer edhe njëherë në memorie atë që ndodhi në dhjetorin e 1990. Zogaj është shprehur se të rinjtë janë fryma e demokracisë në vendin tonë, ndaj janë ato që duhet të shihen dhe për të ardhmen.

Libri im më i dashur është libri i Fillimit që e kam shkruar para 25 vitesh dhe ka në fokus ngjarjet shqiptare të vitit 1990-1992. Faqet që më emocionojnë janë ato që kam përshkruar ku nuk kam qenë pjesë, orët e mbrëmjes së 8 dhjetorit ku është ngjarja ekskluzive e një grupi studentësh me Azem Hajdarin në krye. Ata u nisën natën nga një qytet pa drita drejt shkopinjve të gomës dhe një përballje që nuk kishte ndodhur aty është momenti ku nis historia e re e Shqipërisë ku një grup studentësh , ku koha i thërriste për shërbimin e vendit, treguan dhe drejtimin e ri të historisë. Demokracia në Shqipëri është vepër e rinisë, të gjithë ato që kanë shkruar libra e kujtime për atë kohë nuk kanë dallim. Kthimi i Shqipërisë për herë të parë me fytyrë nga perëndimi, nga Evropa, nga SHBA është vepër e rinisë dhe ndodhi atë ditë të lëvizjes së dhjetorit dhe partia Demokratike që u krijua 3 ditë më pas vjen për ti dhënë shprehje politike asaj që vendosën studentët. Lidershipi nuk është pronë por është stafetë që trashëgohet. Fillime tona kanë fytyrën e rinisë dhe vazhdimësia duhet të jetë e tillë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera Zogaj ka komentuar edhe krizën brenda partisë ku ka bërë me dije se është e rëndësishme që Partia Demokratike të qëndrojë e bashkuar dhe të pranojë një lider të vetëm.

Sipas tij SHBA pas shumë vitesh ka rikthyer vëmendjen dhe mbështetjen e saj për Partinë Demokratike, ndaj të gjithë duhet që të reflektojnë dhe të bëjnë më të mirën për të ardhmen e demokratëve.

“Jemi të shqetësuar për ato që shajnë ne se nuk kemi përmbajtje tjetër si formacion politik. Ka mbi 8 vjet që nga pozita ime si publicist në PD, kam shprehur shqetësim për dy gjera PD-ja nuk mund të shkojë në fitore pa zgjidhur dualizmin, nuk ka dy kryetarë, dualizmi nuk çon në fitore dhe nëse i ke të gjitha në rregull. Unë kam vënë re se prej disa vitesh ka pasur një pengim nga SHBA për PD dhe arsyet janë bërë të qarta për arsyet që janë bërë publike dhe mund të publikohen më vonë, ne nuk mund të bëjmë gjë në lidhje me këtë. Kjo krizë që ndodhi ka zgjidhur dualizmin, dhe ka hequr pengesën amerikane, pas 30 vitesh për herë të parë unë konstatoj se SHBA që përfaqësojnë kornizën e sigurisë në vend dhe në Kosovë dhe kthehen përkrah partisë Demokratike. Rivendosja me SHBA dhe heqja e dualizmit janë dy premisa të fuqishme pa të cilat dhe nëse i ke në rregull të tjerat nuk fiton dot, dhe kërkojnë një parti që modernizohet dhe hapet për të dhënë një strategji për të gjitha, kjo është rruga ndaj duhet që përtej shumë dallimeve dhe ndryshimeve që ekzistojnë në PD duhet të bashkohemi, duhet të bashkohemi te euroatlantizmi”, ka thënë Zogaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!