Zoë Kravitz ka gjithmonë një rregull të pathyeshëm kur është e ftuar në një darkë

schedule15:14 - 3 Prill, 2023

schedule 15:14 - 3 Prill, 2023

Ka shumë arsye për ta dashur Zoë Kravitz-in Në një konferencë të fundit për shtyp, ajo pranoi se nuk ka fare marrëdhënie të mira me kohën.

Aktorja, përveçse vazhdimisht përpiqet të pajtohet me kohën dhe të mos vonohet, ka një rregull të pacenueshëm kur e ftojnë në darkë.

Siç thotë ajo, përpiqet të mos e ketë kurrë celularin në tavolinë. “Është mirë ta lini në çantën tuaj. Kontrolloni vetëm nëse është e nevojshme. Unë mendoj se ne të gjithë mendojmë se është normale ta përdorim atë gjatë një bisede dhe kjo e shkatërron plotësisht atmosferën.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoë Kravitz (@zoeisabellakravitz)

Për pesë vitet e fundit, aktorja ka punuar në debutimin e saj regjisorial, Pussy Island, të cilin ajo filloi ta shkruajë në 2017.

Sakaq, ajo vetë, nëse do të mund të udhëtonte pas në kohë, do të donte të bëhej sërish fëmijë dhe të kalonte një ditë me dy gjyshet e saj, të cilat kanë ndërruar jetë./abcnews.al