Zmbrapsën rusët nga Kharkiv-i, Zelenskyy falenderon ushtrinë: Mirënjohja jonë nuk ka kufij

schedule17:09 - 16 Maj, 2022

schedule 17:09 - 16 Maj, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka dërguar një mesazh falënderimi ushtarëve që mundën të zmbrapsnin trupat ruse nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Kujtojmë se forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat veri-lindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së qytetit që ka duruar me javë të tëra bombardime. Më herët gjatë ditës së sotme, një grup ushtarësh u fotografuan pranë një tabele kufitare të restauruar, me ngjyrat e flamurit ukrainas, që thuhet se kishin arritur në kufirin me Rusinë.

“Batalioni 227 i brigadës 127 të mbrojtjes territoriale të Ukrainës! Faleminderit shumë!” tha Zelensky, në një video të postuar në Instagram.

“Nga të gjithë ukrainasit, nga të gjithë, nga unë dhe nga familja ime. Mirënjohja jonë nuk ka kufij,” vijoi ai më tej.

“Ju uroj të gjithëve shëndet dhe kujdesuni për veten.”

Dhe sigurisht, mesazhi mbyllej me frazën; “Lavdi Ukrainës!” /abcnews.al/