Zllatan Ibrahimoviç sfidon Kristiano Ronaldon pas golit me roveshatë

schedule21:02 - 4 Prill, 2018

schedule 21:02 - 4 Prill, 2018

Zllatan Ibrahimoviç nuk e ka lënë për shumë kohë Kristiano Ronaldon që të gëzohet për golin e tij me roveshatë. Ylli suedez i ka kujtuar portugezit se ai ka shënuar një gol të tillë nga 40 metra largësi.

Ky kompeticion ka parë shumë gola të mëdhenj.

Është Championsi, adrenalina e superlojtarëve si Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi.

Gjeniu portugez ishte këtë herë në qendër të vëmendjes, me rrjetën e tij të mrekullueshme ndaj Juventusit, por ylli i Realit nuk i shpëtoi ngacmimit nga një gjigand tjetër, Zllatan Ibrahimoviç.

“Mendoj se ai është një makinë golash, – u shpreh Ibra për televizionin amerikan, ESPN, – Ai shënoi një gol shumë të bukur ndaj Juventusit, por ai duhet që ta provojë nga 40 metra, nëse topi do të shkojë në rrjetë”.

Ibra, një nga më të mëdhenjtë e historisë së këtij sporti, ia ka dalë vetë nga 40 metra, siç bëri në këtë ndeshje ndaj Anglisë.

Edhe pse jo në Ligën e Kampionëve, realizimi i suedezit padyshim fiton Palmën e Artë.

Gjithsesi, gola me roveshatë, apo me goditje biçiklete siç thonë anglezët, janë shënuar edhe nga shumë yje të tjerë në histori.

Uejn Runi e ka bërë në një derbi të Mançester Junajtidit ndaj Mançester Sitit.

Dekada më parë, këtë kënaqësi tifozëve ua jepte sulmuesi italian, Xhanluka Viali, i cili shënoi me roveshatë më shumë sesa një herë.

Viali shkëlqeu në karrierë me Sampdorian dhe me Juventusin duke fituar thuajse gjithçka.

Sidoqoftë, lojtari që ka realizuar më shumë nga të gjithë, në këtë mënyrë spektakolare, është Antuan Grizman.

Sulmuesi francez ia ka dalë në ligën spanjolle, në sfidën ndaj Deportivos, ndërsa e kishte bërë më parë në Francë.

Në Champions League, ylli i Atletikos së Madridit ka shënuar ndaj Romës, por edhe ndaj skuadrës ruse të Rostovit.

Askush tjetër nuk është si ai.

Sidoqoftë, siç thotë trajneri i Realit, Zinedin Zidan, roveshata e Ronaldos është e fundit, pra është ajo që për momentin do të përmendet më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!