Zlatan Ibrahimovic te Milani? Sqarimi vjen nga SHBA

schedule12:22 - 8 Nëntor, 2019

schedule 12:22 - 8 Nëntor, 2019

Ibrahimovic do të transferohet te Milani, ishte ky lajmi i vonë i ditës së djeshme. Jo vetëm kaq, por në mediat ndërkombëtare ishte publikuar edhe një deklaratë e Don Garber, komisionerit të MLS. Gjithsesi, së fundmi ka qenë Dan Courtemanche (zëvendëskryetari ekzekutiv i departamentit të komunikimit në MLS), ai që ka hedhur poshtë gjithçka.

“Pavarësisht asaj që është raportuar, komisioneri i MLS-së, Don Garber, nuk ka deklaruar që Milani e ka blerë Zlatan Ibrahimovic”, është shprehur Courtemanche, i cili bën me dije që fjalët e Garber janë tjetërsuar.

DEKLARAT QË BËRI LËMSHIN – Ditën e djeshme, qarkulloi kjo deklaratë e Garber: “Zlatan është një personazh interesant dhe ne kemi nevojë për këtë lojtarë, sikurse ndodhi me Beckham vite më parë. Ai është 38 vjeç tani dhe tani do të shkojë te Milani, një nga klubet më të rëndësishme në botë”.

“Ai pothuajse i ka thyer të gjitha rekordet me golat e shënuar në dy vite. Shpresoj të qëndrojë, por kjo varet nga Galaxy. Jam i lumtur që e kam këtu dhe më pëlqejnë momentet me të, sidomos kur flet për vete duke përdorur veten e tretë”, pretendohej të ishte thënë nga Garber për ESPN. /abcnews.al