Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Londër, ku si pasojë e zjarrit në një shtëpi dykatëshe në lagjen Housloë, ka humbur jetën një familje me 5 anëtarë. Flakët shkrumbuan totalisht banesën dhe vetëm një burrë ia doli të largohej përpara se të mbërrinte brigada e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.
Pasi zjarrfikësit arritën të hynin në pronë, gjetën pesë persona në katin e parë të shtëpisë, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sakaq, personi që shpëtoi u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihet fati i një tjetri që raportohet i zhdukur.
Rreth 70 zjarrfikës dhe dhjetë makina zjarrfikëse ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Aktualisht autoritetet e kanë ende të paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.
/abcnews.al