Zjarri “pushton” Karaburunin, flakët i rrezikojnë banesën: Një banor në Dukat Fushë apel për ndihmë

schedule09:57 - 3 Gusht, 2021

schedule 09:57 - 3 Gusht, 2021

Situata në Karaburun vijon të mbetet shqetësuese për shkak të zjarreve që kanë përfshirë gadishullin.

Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, ndërsa një banor në Dukat Fushë ka bërë apel për ndihmë pasi flakët janë shumë pranë banesës  ku jeton.

Lexo edhe: Mbi 300 mijë litra ujë hidhen mbi Karaburun, zjarri ende aktiv

Ndërhyrja për të vënë në kontroll flakët ka vijuar prej ditësh, por vatrat e zjarrit mbeten ende aktive. Ditën e djeshme në zonën e Karaburunit është ndërhyrë nga ajri.

Gjithashtu për shkak të situatës serioze Komiteti i Mbrojtjes Civile ka zhvilluar një mbledhje në mesnatë  për të diskutuar lidhur me hapat që do të ndërmerren për shuarjen e zjarreve.

Peleshi e ka vlerësuar situatën serioze në Gadishullin e Karaburunit  pasi vatra ka marrë përmasa të rrezikshme. Ai njoftoi se ka pasur biseda telefonike me homologët në Kroaci e Kosovë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në rast se do të jetë e nevojshme, në varësi edhe të situatave të tyre të brendshme. Kontakte gjithashtu janë bërë edhe me qeverinë Italiane.

Nga dita e sotme do të jenë në dispozicion tre helikopterë, të cilët do të ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit, kryesisht në Karaburun./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!