Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një ndërtesë në Manhatanin perëndimor, në Nju Jork të SHBA-ve, duke dërguar një re të dendur tymi mbi lagje dhe duke shkaktuar panik.
Siç u njoftua nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Qytetit të Nju Jorkut, autobusët u morën me qira për të transportuar njerëzit, që u detyruan të largoheshin nga ndërtesa.
Aktualisht nuk ka informacione për viktima, por 3 banorë dhe 1 zjarrfikës u transportuan në spitalet e zonës me djegie të lehta.
Videot e zjarrit bënë xhiron e rrjetit dhe mediave, pasi flakët ishin të fuqishme dhe të rrezikshme. Sipas informacioneve, zjarri shpërtheu në katin e sipërm të ndërtesës, në lagjen Upper West Side.
Të paktën 140 zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për të shuar zjarrin. Rrugët në lagje janë mbyllur.

