Dy fabrika në Malajzi janë përfshirë nga zjarri. Sipas mediave ndërkombëtare të paktën tre persona humbën jetën.
Shërbimi i Zjarrfikësve njoftoi se gjatë rënies së zjarrit në fabrikë ka pasur edhe shumë shpërthime.
“Operacionet e mbrojtjes nga zjarri u kryen me sukses për të parandaluar përhapjen e zjarrit në fabrikat e tjera që ndodheshin aty pranë. Zjarri kishte përfshirë dy fabrika, por përhapja e mëtejshme u ndalua me sukses”, thuhet në deklaratë, citojnë mediat ndërkombëtare.


