Zjarri në zyrën e noterit të arrestuar në Sarandë, brenda ndodheshin dosjet e ish-prokurorit të Tiranës

schedule13:15 - 6 Qershor, 2022

schedule 13:15 - 6 Qershor, 2022

Brenda zyrës së noterit Aleko Anagnostit që u përfshi në flakë mëngjesin e sotëm ndodheshin edhe dokumentet e ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e Prokurorit në Tiranë.

Gjithashtu janë gjetur dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011.

Lexo edhe: U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit. Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Gjykata e Sarandës ka liruar 4 nga 6 te arrestuarit. Pas 3 orë e gjysmë seance, gjyqtari vendosi ndryshimin “arrest në shtepi” për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes në bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.

Ndërkohë, Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri përfitues, u lanë në “arrest në burg” me afat 45 ditë. Arrestimet e tyre janë bërë urdhër të Prokurorisë së Sarandës, e cila pas hetimeve zbuloi se këta persona kanë tjetërsuar 10 mijë metër katror tokë shtetërorë që ishte lulishte në Sarandë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!