Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 42 trupa e 13 mjete për të frenuar përhapjen e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë dhe në Peshtan të Fierit.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne në ndihmë të forcave për shuarjen e flakëve ka shkuar edhe një helikopter.
“42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë”, thuhet në njoftimin e ministrisë./abcnews.al