Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni shprehet se është lokalizuar perimetri i zjarrit që ra në tregun e rrobave të përdorura në qytet. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se nuk ka persona të lënduar por dëme materiale në disa banesa.
“Një situatë e paprecedentë. Kjo tregon vështirësitë urbanistike për ndërhyrjen e emergjencave Civile. Falënderoj Zjarrfikëset nga Lezha, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Ulqini, të cilët në mënyrë të menjëhershme u paraqitën menjëherë. Në këtë moment janë nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është lokalizuar ka mbetur një vatër qendrore.
Po përqendrojmë të gjitha forcat për izolimin sa më të shpejtë të tij. E rëndësishme është se humbje jete, plagosje njerëzish nuk kemi, kemi dëmtime materiale të disa banesave, por nuk është përcaktuar.” tha Angoni./abcnews.al