Zjarri në spitalin e Tetovës, Albin Kurti telefonon kryetaren e Komunës

schedule23:55 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:55 - 8 Shtator, 2021

Kryeministri i Kosovës ka telefonuar kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin COVID. Kurti ka shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.

Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë. Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin.

Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë. Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e Kryeministrit. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!