Zjarri në Qendrën Tregtare/Putin: Neglizhencë kriminale

schedule11:42 - 27 Mars, 2018

schedule 11:42 - 27 Mars, 2018

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vizituar qendrën tregtare në Siberi ku humbën jetën 64 persona për shkak të zjarrit. Ai tha se tragjedia është shkaktuar nga neglizhenca kriminale.

Zjarri që vrau 64 persona, 41 prej të cilëve ishin fëmijë, në një qëndër tregtare në Siberi është shkaktuar nga “neglizhenca kriminale. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndërsa po vizitonte një memorial në Kemerovo të Siberisë. “çfarë po ndodh këtu? Kjo nuk është betejë apo një shpërthim i papritur metani në një minierë. Qytetarët dhe fëmijët erdhën që t’ia kalonin mirë. Ne po flasim rreth demografisë dhe po humbasim shumë qytetarë. Dhe për çfarë? Për shkak të neglizhencës kriminale, pakujdesisë”, tha Putin ndërsa vendosi një buqetë me lule në memorialin për viktimat.

Hetuesit thonë se alarmi i zjarrit ishte fikur dhe daljet e emergjencës ishin bllokuar në momentin e fillimit të flakëve të para. Agjencia e lajmeve Interfax raporton se shumë persona janë mbledhur jashtë selisë së qeverisë lokale në Kemerovo dhe kërkon dorëheqje të autoriteteve. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, po Komiteti Rus i Hetuesisë flet për “shkelje të rënda” në qëndrën tregtare “Ëinter Cherry”.

Zjarri I të dielës që shkaktoi një masakër të rëndë, nisi në katet e larta të ndërtesës. Video të publikuara në rrjetet sociale shfaqin pamje të rënda me njerëz që hidhen nga dritaret për t’iu shpëtuar flakëve. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë nisur një hetim kriminal për këtë çështje. 5 persona janë arrestuar deri më tani, përfshirë zyrtarin e dyshuar se ka ç’aktivizuar alarmin e zjarrit. Dyshohet se zjarri ka nisur si shkak i një qarku të shkurtër ose nga një fëmijë që po luante me një çakmak. Ndërkaq, në qëndrën tregtare të hapur në 2013-ën, gjendej dhe një kopësht zoologjik. Mediat raportojnë se të gjitha kafshët kanë ngordhur për shkak të zjarrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!