Të gjithë personat që mbetën të bllokuar nga rënia e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje, janë shpëtuar. Gazetarja e ABC News, Ema Shazivari raporton se nuk ka asnjë të bllokuar në pallatin shumëkatësh në të cilën ndodhet edhe qendra tregtare Metropol, ku ra zjarri mesditën e së hënës.
Flakët e zjarrit u vunë nën kontroll por tymi që ‘pushtoi’ pallatin bëri që të paktën 40 persona të kërkonin ndihmë në spital për shkak të asfiksisë, 4 prej të cilëve zjarrfikës. Siç raportoi më herët gazetarja Valbona Davidhi, nga këta persona, 10 ndodhen në terapi observative./abcnews.al