Zjarri në Prespë, nën kontroll/ Avioni rumun vazhdon “luftën” me ujë nga ajri

schedule14:01 - 15 Gusht, 2024

schedule 14:01 - 15 Gusht, 2024

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit që kanë përfshirë prej 10 ditësh malin e Thatë. Prej mëngjesit avioni rumun po kryen ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, të cilat kanë djegur qindra hektarë pyll në parkun kombëtar të Prespës.

“Rezultati në Prespë ka qenë pozitiv me nderhyrjen e avioneve. Vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, është vendosur nën kontroll, por po operohet deri në eleminimin e vatrës së zjarrit. Kemi pak vatra, po monitorohen, për parandalimin e përhapjes në zonat e banuara.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu 24 orët e fundit kanë shënuar intenstitetin më të lartë të vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.

“Dita e djeshme ka qenë dita me intensitetin më të madh, 40 vatra të fikura në rang vendi, kemi pasur dhe reagimin më të madhm janë shuar 30 janë, 10 janë ende aktive. Gatishmëria ëshytë rritur edhe falë mbështetjes të ardhur nga forcat ajrore rumune. Koha është për reagim të shpejtë, të kemi përparësi mbnrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronave të tyre.

Një ditë më parë në vendin tonë mbërritën dy avionë nga Rumania të dërguar nga bashkimi europian për të menaxhuar situatën emergjente të zjarreve në vend.

Dy avionët ushtarakë njëri model C-27J (Spartan), është i angazhuar në në operacionet e fikjes së zjarreve dhe tjetri C-130 (Hercules), ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.

Ekuipazhet rumune do të qëndrojnë për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!