Pas shpërthimi të një ditë më parë në një pikë karburanti, policia ka vënë në pranga menaxherin Miklovan Çollaku. 42-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë teknike gjatë furnizimit me karburant.
Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës ku si pasojë e shpërthimit përveç Çollakut u dëmtua edhe shoferi që po furnizonte me autbot pikën e karburantut Myrto Kadiu. Ky i fundit mbeti i dëmtuar në duar dhe fytyrë, por fatmirësisht pas ndihmës së parë mjekësore u largua nga spitali.
Ndërsa vijon ende të qëndrojë në spital Miklovan Çollaku që raportohet së ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se, shpërthimi ka ndodhur nga pajisja që po furnizohej me benzinë, por shkaqet janë ende të paqarta. Për zbardhjen e plotë të këtij incidenti policia dhe prokuroria është në pritje të ekspertizës, e cila do të përcaktojë shkaqet e këtij shpërthimi./abcnews.al