Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu paraditen e së hënës, një vend grumbullimi të skrapit në ish zonën e Metalurgjikut në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit./abcnews.al