Instituti i Ndërtimit ka dalë në përfundim se nga ekspertiza e bërë në pallatin që u dogj pak javë më parë në zonën e ish-parkut në Tiranë, zjarri ka shkaktuar dëme jo vetëm në fasada, por edhe në kolona, çka e bën të pabanueshëm.
Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t’i nënshtrohet restaurimit.
Po ashtu do të përforcohen elementët strukturorë si, tarët, soleta dhe kolonat.
Deri në momentin e restaurimit, ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme.
Shikoni më poshtë ekspertizën e plotë:
Ekspertiza
/abcnews.al