Zjarr në pallat në Tiranë, nënë e bir hidhen nga dritarja për të shpëtuar, vdes e moshuara

schedule08:14 - 16 Tetor, 2021

schedule 08:14 - 16 Tetor, 2021

Një grua 62-vjeçe ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë si pasojë e një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e “Astirit” ndërsa djali i saj është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Viktima është Hava Osmenaj. I lënduar ka mbetur djali i saj Klodjan Osmenaj.

Sipas policisë rreth orës 05:55 apartamenti i tyre në katin e tretë të një pallati në zonën e “Astirit” është përfshirë nga flakët.

Në pamundësi për të dalë jashtë nënë e bir janë hedhur nga lartësia, dritarja për të shpëtuar, por 62 vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa djali i saj 36 vjeç ndodhet në spital.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al