Ditën e djeshme Mali i Gjallicës është përfshirë nga flakët. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë ende aktive edhe sot.
Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.
Sakaq vatra po përhapet me shpejtësi, i cili është favorizuar edhe nga era dhe thatësira në këtë zone.
Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera. Si vetmja mundësi për shuarjen e tij mbetet ndërhyrja nga ajri.