Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë aktiv, pritet të nis ndërhyrja nga ajri

schedule08:48 - 7 Gusht, 2021

schedule 08:48 - 7 Gusht, 2021

Dy vatrat e zjarrit të aktivizuar dy ditët e fundit në Majën e Rrunës vijojnë të jenë aktive.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se flakët e zjarrit po afrohen mbi tunelin e Kalimashit. Ndër të tjera mësohet se era e fuqishme dhe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfiksëve.

Ndërkohë gjatë orëve të ditës pritet që në ndihmë për shuarjen e zjarrit të shkojë dhe një helikopter për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. e.su./abcnews.al