Forcat zjarrfikëse në Kukës vijojnë ende punën për të shuar plotësisht vatrat e zjarreve të përhapura në këtë zonë.
Mbrojtja Civile e Prefekturës Kukës njofton se është zjarri në majën e Rrunës është mbajtur në kontroll falë punës edhe ndërhyrjes nga ajri, por disa vatra janë ende aktive.
Këtë të shtunë u angazhuan 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe njësisë administrative Malzi.
Gjatë gushtit janë shfaqur rreth 20 vatra zjarri, 18 prej të cilave janë shuar kanë bërë me dije autoritetet. Ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, vetëm një Malzi janë djegur mbi 2000 hektarë pyje dhe shkurre.
/abcnews.al/