Zjarri në magazinë, Meta thirrje institucioneve: Kërkoni ndihmë te vendet partnere

schedule01:07 - 26 Mars, 2021

schedule 01:07 - 26 Mars, 2021

Presidenti Meta ka reaguar ashpër për zjarrin e rënë pasditen e së premtes në magazinën e nje qendre tregtare tek “Kthesa e Kamzës”, në të cilën brenda ndodhet ende roja i sigurisë Arjan Sala.

Presidenti u ka bërë thirrje institicioneve shtetërore të lënë aktivitetin politik dhe të bëjnë detyrën.

 

Alarm për institucionet shtetërore!

Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar.
Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.
Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre.
T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!