Zjarri në Llogara/ “Flakët janë vënë në kontroll”, Drejtori i Përgjithshëm Zjarrfikës: Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

schedule22:11 - 4 Korrik, 2024

schedule 22:11 - 4 Korrik, 2024

Drejtori i Përgjithshëm Zjarrfikës, Arben Cara, në një prononcim për mediat foli për zjarrin në Llogara, ku tha se flakët janë vënë në kontroll dhe zona përreth nuk rrezikohet.

“Kemi pasur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora, fatmirësisht vatrat e zjarrit afër Llogarasë dhe i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë. Kjo pasi vendosëm në lëvizje të gjitha strukturat e ndërhymë nga ajri me helikopterë. Rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë”, u shpreh ai.

Drejtori Arben Cara gjithashtu u shpreh se është një zjarrevënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarre vënies në Llogora.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!