Situata nga zjarret në Lezhë/ Rrezikohen banesat, vatra në malin e Rrencit, mes fshatrave Mamlecaj e Koljakaj

schedule12:49 - 24 Korrik, 2024

schedule 12:49 - 24 Korrik, 2024

Zjarri ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë mesditën e kësaj të mërkure. Vatra e zjarrit u shfaq në fshatin Malecaj, në njësinë administrative Balldre, ndërsa era favorizoi përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy automjetet zjarrfikëse të bashkisë së Lezhës, ndërsa u kërkua ndihmë edhe nga bashkitë fqinjë, për të mbajtur flakët nën kontroll, pasi vatra e zjarrit ndodhet shumë pranë banesave të fshatit.

Prej disa orësh ekipet zjarrfikëse po punojnë për të izoluar vatrën që të mos përhapet më tej. Dyshohet se zjarri në mal ka rënë nga pakujdesia.

/abcnews.al