Zjarri në komisaritin e Kamzës, burg 2 policëve që nuk kryen kontrolle

schedule17:18 - 29 Mars, 2022

schedule 17:18 - 29 Mars, 2022

Nga Xhensila Kodra

Dy efektivët e komisariatit numër 5 në Kamzë, Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve, pasi akuzohen se nuk respektuan procedurat e të ndaluarve në paraburgimin e këtij institucioni, ku 26 vjeçari Arben Mici i vuri flakën qelisë dhe për pasoi ndërroi jetë vetë. Gjykata Penale e Tiranës caktoi për ta masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe mosdhënies së ndihmës. Po për të njëjtat akuza të proceduar në liri janë edhe tre oficerë të tjerë. Konkretisht dy inspektorët Lutfi Muça dhe Mark Marashi, si dhe Komisar Ylli Çollaku.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmjen e së shtunës, i lënduar nga asfiksia mbeti efektivi Hajredin Boja, si dhe një i paraburgosur, Dilaver Idrizi.

Motivet e zjarrvënies vijojnë të jenë ende të pazbardhura. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se Arben Mici, i cili ndodhej i vetëm në dhomë, në cepin e krevatit kishte bërë grumbull disa copa të dyshekut e një batanije dhe me çakmak i vuri zjarrin. në dhomën ku ndodhej i riu u gjetën materiale sfungjeri dhe bataniesh, si dhe një paketë duhani me tetë filtra.

Ndërsa në trupin e tij iu gjetën nëpër xhepa pesë cigare, një paketë Slims, si dhe një çakmak me ngjyrë blu. Sipas ekspertëve, këmbëza e gazit mungonte. Brenda çakmakut kishte gaz, pasi e ndezën normalisht.

Në 3 muaj, Arben Mici ishte shoqëruar dhe ndaluar 23 herë. Në disa raste ai akuzohej edhe për vjedhje, ndërsa hera e fundit kur u prangos ishte për dhunën që kishte ushtruar ndaj nënës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!