Zjarri në Komisariatin e Kamzës, gazetarja Kodra jep detaje të reja mbi ngjarjen

schedule09:16 - 27 Mars, 2022

schedule 09:16 - 27 Mars, 2022

Gazetarja e Abc Xhensila Kodra ka dhënë detaje të reja nga ngjarje e mbrëmjes së diel në Komisariatin 5 në Kamëz ku si pasojë e një zjarri humbi jetën një i paraburgosur, ndërkohë që një efektiv policie dhe një i burgosur janë në spital me plagë në trup të shkaktuara nga djegia.

Kodra bëri me dije se 26-vjeçari Arben Mici i cili ndodhej në ambientet e paraburgimit ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në QSUT për shkak të djegieve të shumta që kishte në trup.

Ndërkohë që 62-vjeçari Dilaver Idrizi i cili dyshohet që është edhe personi që vuri zjarrin, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka 20% djegie në trup.

Sa i përket gjendjes së efektivit të policisë Hajredin Boja, Kodra bëri me dije se ajo paraqitet e qëndrueshme.

Fillimisht në momentet e para që ka ndodhur kjo ngjarje në QSUT janë dërguar 3 persona, ku dy ishin të ndaluar. Bëhej fjalë për 62-vjeçarin Dilaver Idrizi për të cilën ishte i arrestuar. Ai ndodhet në spital me 20% të djegieve në trup. Dyshohet se është ky personi që ka vendosur edhe zjarrin në ambientet e paraburgimit. Ndërsa personi i dytë që ndodhet në spital është efektivi Hajredin Boja. Është një nga efektivët që është roja i siguresë që qëndron në ambientet e paraburgimit. Të dy këta persona ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ende nuk është bërë e mundur marrja në pyetje nga hetuesit. Në gjendje të rëndë me djegie të shumta u dërgua dhe 26-vjeçari Arben Mici i cili kishte djegie të shumta në trup çka bëri që ai të ndërronte jetë sapo mbërriti në spital”, tha gazetarja Kodra.

Gjithashtu gazetarja Kodra theksoi se aktualisht Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për disa nga efektivët që kanë qenë në detyrë në momentin që ndodhi ngjarja në Komisariatin e Kamzës.

Nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, janë marrë pasat për disa nga punonjësit e policisë në Kamëz. Nuk dihet nëse do të jetë një hetim me masë arresti apo pezullim policie. Këta janë efektivë që kanë patur për detyrë ruajtjen e këtyre ambienteve”, tha Kodra.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!