Këngëtarja Katy Perry ka sulmuar presidentin amerikan Donald Trump për shkak të një mesazhi në Tuitër për situatën me zjarret në Kaliforni. Ndërkohë, shumë banesa të vipave të Hollivudit janë shkrumbuar nga flakët.
Zjarri në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nuk kursen askënd. Flakët rrezikojnë banesa të shumta në Los Anxheles dhe janë evakuuar menjëherë, përfshirë një kopësht zoologjik. Ndërsa po luftohet me dëshpërim për të ndaluar zjarrin në portat e Malibusë të famshëm, me pamje Oqeanin Paqësor, ku gjenden vila të VIP-ve si ylli i reality show-t Kim Kardashian, aktorët Martin Sheen dhe Orlando Bloom, yjet e popit Cher dhe Lady Gaga e të tjerë. Gjithkush në këto orë ka publikuar në tuiter imazhe dramatike rreth banesave të tyre.
Shtëpia e Caitlyn Jenner është rrafshuar në tokë dhe regjisori meksikan Guillermo del Toro duhej të braktiste banesën e tij. Ndërkohë, në këtë situatë të tmerrshme, disa prej personazheve të famshëm të Hollivudit por edhe të skenës amerikane kanë sulmuar presidentin Donald Trump. “Kjo është një përgjigje absolutisht e pashpirt. Nuk ka politikanë të përfshirë. Vetëm familje të mira amerikane që humbasin shtëpitë e tyre ndërsa ju postoni mesazhe në tuitër, të cilët evakuuohen”. Kështu nënvizon këngëtarja e njohur Katy Perry, e cila është një kundërpërgjigje ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, I cili u mor më shumë në gjetjen e fajtorëve se sa në menaxhimin e situatës./abcnews.al