Zjarri në Kaliforni shkaktoi evakuimin e 20,000 njerëzve

schedule16:42 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 16:42 - 11 Dhjetor, 2024

Zjarrfikësit janë ende duke luftuar me zjarret masive në Kaliforninë Jugore, të cilat kanë detyruar më shumë se 20,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri që shpërtheu të hënën shumë shpejt u përhap deri më sot në 15 kilometra katrorë për shkak të erërave të forta. Më shumë se 1500 zjarrfikës po luftojnë për ta frenuar atë, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.

Ndonëse moti pritej të përmirësohej dhe erërat të shuheshin, sinoptikanët thanë se erërat e forta do të vazhdojnë edhe sot, veçanërisht në zonat malore dhe kushtet kritike të zjarrit mbeten.

Pjesa më e madhe e shkatërrimit ndodhi në Malibu, një komunitet me rreth 10,000 njerëz në skajin perëndimor të Los Anxhelosit. Flakët po digjeshin pranë pallateve të të famshmëve dhe Universitetit Pepperdine, ku u evakuuan rreth 3000 studentë./abcnews.al