Zjarri në Hoshtimë të Vlorës/ Ermal Dredha: Dyshohet se ka ardhur nga varrezat, të gjitha strukturat në terren

schedule19:10 - 29 Qershor, 2025

schedule 19:10 - 29 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë Vlorë ka thënë se zjarri masiv në Vlorë dyshohet të ketë ardhur nga varrezat e Hoshtimës. Mund të ketë qenë një gabim njerëzor ai që e ka shkaktuar zjarrin, megjithatë hetimet do të vazhdojmë.

Ndërkohë në terren janë angazhuar të gjitha strukturat për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërkohë banorët e dy banesave të fshatin Hoshtimë janë evakuuar.

“Ka qenë një zjarr masiv edhe reagimi ka qenë masiv dhe në kohë reale nga të gjitha strukturat shtetëror nga forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura dhe nga ajri. Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat, ndërsa mund të themi i qëllimshëm apo gabim njerëzor këtë do ta përcaktojnë hetimet”, tha kryebashkiaku Dredha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!