Zjarri në Evros, shpëtohen 25 emigrantë të rrethuar nga flakët

schedule13:34 - 1 Shtator, 2023

schedule 13:34 - 1 Shtator, 2023

Zjarrfikësit kanë shpëtuar 25 emigrantë të paligjshëm të cilët ishin të rrethuar nga zjarri në një zonë pyjore midis vendbanimeve Dadia dhe Giannouli.

Pas lokalizimit të tyre, Brigada e Zjarrfikëses bëri përpjekje mbinjerëzore, duke krijuar një kalim, për nxjerrjen e tyre.

Më pas, në bashkëpunim me policinë, emigrantët janë dërguar në fshatin Dadia në vend të sigurt.  Ndërkaq kujtojmë se më 22 gusht janë gjetur 19 emigrantë të vdekur nga zjarret vdekjeprurëse.

Ashtu siç duket këtë herë një tjetër tragjedi është evituar ndërsa shprehet frika se mund të ketë të tjerë të bllokuar brenda pyllit të djegur.

Ndërkaq prej 14 ditësh vijojnë zjarret në ku janë djegur mbi 800 mijë hektarë të bërë hi. Pas pjesës jugore të prefekturës, e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha, flakët kanë mbërritur edhe jashtë Suflit, duke djegur edhe pjesën qendrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!